Importi i plehrave, protestë te Kryeministria

20/11/2010 11:30

Dhjetëra qytetare u mblodhën sot për të kundershtuar importin e plehrave sipas një vendimi të qeverisë që parashikon që mbetjet të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi.

Përfaqësues të Grupimit Qytetar i bënë thirrje sot qeverisë që të kthejë mbrapsht vendimin e miratuar për mbetjet pasi kjo do të sihte shkatërrim sipas tyre për Shqipërinë. Drejtues te protestes thane se kjo është rruga më e gabuar, është një veprim i gabueshëm i qeverisë.

Sipas protestueseve Shqiperia para se te importje plehra duhet të kete një kuadër ligjor dhe një infrastrukturë të plotë për importimin e mbetjeve konform standardeve të BE. Grupimi i Reagimit Qytetar nderkohe dhe nje dite me pare i drejtoi nje apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të përfshihet në një fushatë kombëtare apo lokale për të pastruar Shqipërinë nga plehrat.

Top Channel