
Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues në mbrojtje të Amfiteatrit dhe pasurisë arkeologjike në Durrës deklaroi se një nga problemet më të mprehta, që mban peng zbulimin e plotë të Amfiteatrit do të marrë zgjidhje.
Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm parashikohet që të nisë prishja e banesave që ndodhen mbi Amfiteatër ndërkohë po mendohet për hartimin e një projekti për rivitalizimin e tij.
Prej vitesh është folur për nevojën e nxjerrjes në dritë edhe të pjesës së mbetur nën tokë të Amfiteatrit që daton në fund të shek.I – fillim shek.II të erës sonë, po asgjë nuk është bërë për shkak të kostos së lartë që ka strehimi i banorëve të këtyre shtëpive, por edhe vlerës 2-3 milion euro, sipas Baces për zbulimin e mëtejshëm të tij.
Ndërkohë kreu i Monumenteve të Kulturës deklaron se ky institut është duke tenderuar një vlerë prej 5 milion eurosh, në të cilat gjithsesi nuk është përfshirë Amfiteatri a ndonjë objekt tjetër i Durrësit.
Top Channel