Van Gaal kritikon Ribery

19/11/2010 18:00

Trajneri i Bayern Munchen, Louis van Gaal, kritikoi ashpër Franck Ribery duke thënë që francezi duhet të punonte më shumë pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për shtatë javë.

Ribery luajti 75 minuta në ndeshjen miqësore që Bayern zhvilloi të mërkurën ndaj Unterhaching, por trajneri Van Gaal nuk ka mbetur i kënaqur nga niveli që tregoi mesfushori francez.

“Nuk u mundua fare dhe po luante i pamotivuar. Me të vërtetë gjynah!”, u shpreh Van Gaal në konferencën për shtyp sot, para ndeshjes që Bayern do të luajë ndaj Leverkusen.

Ribery dha një pasim për gol në miqësoren që ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-1, por trajneri hollandez tha: “Asnjë nga futbollistët nuk dha maksimumin në fushë, por Ribery dha më pak nga të gjithë. Nuk shkaktoi asnjë problem për kundërshtarët. Këto ndeshje miqësore unë nuk i organizoj për vete.”

Bayern Munchen ndodhet i gjashti në klasifikimin e Bundesligës me 19 pikë në 12 ndeshje, pas një fillimi të vështirë për shkak të mungesave të rëndësishme si Robben, Klose, Oliç dhe vetë Ribery.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA