Tripletë dhe elozhe për Bogdanin

19/11/2010 13:00

Erjon Bogdani ndez motorët. “Bisha e zezë” e Palermos, i cili tashmë i ka ndëshkuar më shumë se një herë “rosanero”-ët në karrierën e tij me bluzat e Hellas Verona e Salernitanës, dje ka qenë protagonist absolut i testit të mesjavës për Çezenën në miqësoren e luajtur ndaj formacionit lokal të Samauresez.

Gjithçka bëhet në prag të ndeshjes së të dielës me Palermon. Tre gola nga 7 mbajnë firmën e bomberit shqiptar. Në të njëjtën kohë ai ka marrë edhe komplimentet e drejtuesve të lartë të klubit.

Drejtori i përgjithshëm i Çezenës, Luka Mançini, duke folur në lidhje me objektivat e klubit në merkaton e ardhshme, ku synohet afrimi i sulmuesit shqiptaro-maqedonas të Palermos, Pajtim Kasami, ka theksuar edhe disa fjalë të ëmbla në lidhje me paraqitjen e mirë të Bogdanit në këtë fillimsezoni.

“Bogdani, ‘Bisha e zezë’ e Palermos, po bën një punë të pabesueshme, sakrifikohet dhe ndoshta arrin shumë i lodhur te porta. Në fakt ne po kërkojmë një sulmues që ta mbështesë atë”, tha Mançini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA