Ronaldinho vazhdon jetën e natës

19/11/2010 16:25

Braziliani është filmuar në orën 02.20 duke dalë nga një restorant i Milanos. Trajneri Allegri: “Nuk janë orare të përshtatshme me jetën e një sportisti”.

Ronaldinho është filmuar me anë të një celulari duke dalë nga një restorant në shoqërinë e disa miqve pak pasi kishte kaluar ore 2 e natës.

Allegri shprehet kështu në konferencën për shtyp: “Nuk dija gjë, nga ju gazetarët po e mësoj. Është normale që nuk më vjen mirë. Mbase darka ka zgjatur pak më shumë seç duhet, gjëra që ndodhin, por ky orar nuk është i përshtatshëm me jetën e një sportisti.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA