
Opozita akluzoi sërish sot autoritetet e shëndetësisë dhe qeverinë për degradimin e sistemit shëndetësor, i cili nga ai shtetëror po orientohet drejt shërbimit privat.
Deputeti Eduard Shalsi tha se shqiptarët paguajnë sigurimet shëndetësore, por nuk marrin shërbimin që u takon.
“Shqiptarët ende nuk e kuptojnë se përse duhet të paguajnë sigurime shëndetësore apo përse duhet të rriten kontributet kur nuk dinë ku shkojnë paratë që ne paguajmë çdo muaj, kur nuk shohim asnjë ndryshim në shërbimin shëndetësor sidomos në spitale. Ekzaminimet kryhen vetëm në klinika private dhe kundrejt pagesave të papërballueshme për disa kategori, kur mungon zinxhiri i kujdesit shëndetesor dhe akush nuk di se ku duhet të shkojë dhe ku mbi të gjitha mungojnë nëpër spitale, ilaçet dhe medikamentet elementare”, është shprehur Shalsi.
Top Channel