Mancini: Balotelli, ndrysho mentalitet!

19/11/2010 17:30

“Nëse Mario ndryshon mentalitet, në fushë do të bëjë gjithmonë diferencën”.

Roberto Mancini flet për Mario Balotelli-n dhe i kërkon të ndryshojë sjellje.

“Balotelli duhet të ndryshojë mentalitet. Duhet të futet në fushë dhe të mendojë vetëm për lojën sepse nëse përqëndrohet ai është në gjëndje të shënojë në çdo ndeshje”, shprehet trajneri i Manchester City.

“Nuk duhet t’i kthejë përgjigje arbitrave, duhet të mendojë vetëm për detyrën e tij në fushë”, vazhdon më tej Mancini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA