Kaka’ solidarizohet me Balotelli
19/11/2010 15:30
Kaka’, i cili po rekuperohet nga një dëmtim që e ka mbajtur 4 muaj larg fushave të futbollit, shprehu solidaritetin e tij me futbollistin italian me origjinë ganeze, Mario Balotelli, pasi ky i fundit u vërshëllye nga tifozët italianë gjatë miqësores Itali-Rumani.
Kaka’ kërkoi që t’i jepej fund diskriminimit dhe dhunës në sport.
“Sërish një futbollist bëhet viktimë e racizmit. Edhe pse ata që ofenduan Balotelli-n ishin minorancë, kjo gjë duhet të përfundojë”, shkruajti Kaka’ në profilin e tij në Twitter.
Balotelli u shpreh “i zhgënjyer” dhe “i lënduar” nga sjellja e tifozëve ndaj tij dhe kërkoi mbështetje nga bota e futbollit sepse i vetëm nuk mund të luftonte dot racizmin.
Top Channel