Haxhi ngre në qiell Lorik Canën

19/11/2010 12:55

Që Goerge Haxhi e ka vlerësuar gjithnjë paraqitjen e Lorik Canës, kjo është një gjë që tashmë dihet. Me të marrë në dorë timonin e Gallatasarait, trajneri i ri rumun i skuadrës gjigante turke kërkoi menjëherë ndihmën e mesfushorit shqiptar, i cili nga tekniku i mëparshëm, holandezi Frenki Rajkard, ishte gozhduar në pankinë.

Por tashmë ka ardhur koha që të marrë edhe komplimentet e Haxhit, i cili e ka ngritur në qiell pas ndeshjes së javës së fundit, edhe pse Gallatasarai humbi.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri rumun i është afruar mesfushorit shqiptar, të cilin e ka komplimentuar për paraqitjen shumë të mirë në fushën e lojës, duke e evidentuar si shumë efikas shpirtin e tij tepër luftarak.

“Ka zhvilluar një ndeshje me mish e me shpirt. Ka dhënë maksimumin në fushë dhe luajtur me zemër. Është një luftëtar i vërtetë”, ka thënë Haxhi më pas për gazetarët. Cana ishte i vetmi lojtar i Gallatasarait, që mori komplimentet e Haxhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA