Diagnostikimi i shpejt i kancerit

19/11/2010 20:20

Një grup mjekësh të specializuar në fushën e onkologjisë nga rrjeti i spitaleve “Hygea” mbërrijnë në Tiranë për të sjellë metodat më të fundit të diagnostikimit të shpejt dhe trajtimit të sëmundjeve të kancerit.

Kjo sëmundje prek mesatarisht 3200 deri në 3500 persona në vit në vendin tonë.

“Spitali do të sjellë një frymë të re për një tratim modern të kancerit në vendin tonë, për të ndryshuar përqindjen e vdekshmërisë që është shumë e lartë. Ne do të japim trajtim në të gjitha fushat si në diagnostikim, po ashtu edhe me kimioterapinë”, është shprehur Leonard Solis, drejtori mjekësor i spitalit “Hygeia”.

Vdekjet nga kanceri zënë vendin e dytë në vendin tonë pas atyre të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë që në vende të zhvilluara kjo sëmundje është bërë e shërueshme.

“Sot kanceri nuk konsiderohet më një sëmundje fatale dhe në shumicën e rasteve janë të shërueshme. Kjo arrihet që nga diagnostikimi i hershëm dhe nga trajtimi në mënyrë profesionale i sëmundjes”, theksoi Solis.

Në konferencën që zhvillohet në spitalin “Hygeia” do të marrin pjesë mjekët më të shquar të shëndetësisë shqiptare dhe asaj greke për të shkëmbyer eksperienca ndërmjet tyre në trajtimin e sëmundjes së kancerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA