
Huamarrja që qeveria ka parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm është bërë objekt i nxehtë debatesh në komisionin parlamentar të ekonomisë.
Opozita thotë se niveli i borxhit është i lartë dhe se qeveria duhet të programojë një defiçit më të ulët se 3.5 përqind.
“Jemi të shqetësuar për borxhin, pasi ai mbartet, ju një ditë do të ikni nga pushteti dhe borxhi do u mbetet shqiptarëve”, është shprehur deputeti socialist Arben Malaj.
Por mazhoranca thotë se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga borxhi.
“Situata nuk është alarmante. Vende si Shqipëria nuk mund të zhvillohen pa borxhe”, deklaroi deputeti i PD-së, Sherefedini Shehu.
Por debate të forta ka patur edhe mbi atë që quhet borxh i fshehur. Detyrime që, sipas opozitës, qeverisë i kanë lindur, por nuk i ka paguar.
“Nga kërkesa për rimbursim kur ato verifikohen, tatimpaguesit i zbriten në bazën e ligjit qe kemi miratuar ne”, thotë Florjon Mima, deputet i PD-së.
Buxheti për vitin e ardhshëm parashikon një defiçit prej 3.5 përqind të GDP-së duke e lënë borxhin publik në nivelin 59 përqind.
Top Channel