
Një 30-vjecar i ka dhënë fund jetës në një internet kafe për motive ende të pazbardhura nga policia. Viktima Ervin Skendaj është gjetur nga një punonjës paraditen e kësaj të enjteje në tualetin e kësaj qendre interneti në afërsi të Shkollës së Bashkuar.
30-vjecari nga Gjirokastra i cili me profesion ishte inxhinier, por i papune sipas policise eshte vetëvarur.
Sipas disa deshmitareve qe folen ne komisariat, ai eshte pare mbremjen e kaluar ne kete qender interneti duke pare ne kompjuter nje film romantik, por askush nuk ka ditur te jape pergjigjje se kur ai ishte fshehur ne tualet derisa sa kane ikur te gjithe klientet per t’i dhene fund jetes. I riu eshte gjetur ne mengjes nga nje punonjes.
Megjithate paraprakisht policia dyshon se pervec perfundimit te ndonje lidhjeje, i riu mund te jete vetwvrare edhe per shkak te borxheve, pasi disa te njohur te tij kane pohuar se Ervini ishte shprehur per borxhet.
Top Channel