Petrov: Alonso është i paedukuar

18/11/2010 15:25

Piloti i Renault, i cili pengoi Alonson të fitonte titullin në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi duke e mbajtur prapa, sulmon spanjollin e Ferrarit duke e cilësuar “të paedukatë”.

Në një intervistë të dhënë për spanjollen ‘Marca’, Petrov mbron qëndrimin e tij në pistë dhe mendon se nuk kishte pse të linte Alonson ta parakalonte.

“Unë po bëja garën time dhe Alonso të tijën. Pilotimi është profesioni im dhe dua ta bëj sa më mirë që është e mundur”, shprehet Petrov.

Pas përfundimit të garës, Alonso i inatosur për titullin që i shpëtoi nga duart, iu afrua makinës së Petrov dhe i tregoi grushtin pilotit rus.

Petrov komentoi kështu gjestin e Alonso: “Kjo tregon që ai është i paedukuar. Unë gjithmonë ndjek një rregull në jetë: nëse jam i zhgënjyer ose i zemëruar, kurrë nuk e tregoj këtë në publik.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA