Juventus, vazhdojnë dëmtimet

18/11/2010 19:20

Ndrydhje në gjurin e majtë dhe dy muaj pushim për sulmuesin e Juventus Amauri, i cili do të qëndrojë dy muaj pushim.

Amauri është dëmtuar gjatë ndeshjes stërvitore të Juventusit, pas një përplasjeje të fortë.

Një goditje e rëndë kjo për qendërsulmuesin italo-brazilian, protagonist i një sezoni negativ i mbushur me dëmtime dhe shumë pak gola.

Viti 2010 për të përfundon me kaq dhe Juventus po fillon të mendojë për një sulmues tjetër në janar (Maxi Lopez është favorit për të veshur fanellën bardhezi).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA