FIFA përjashton dy anëtarë të ekzekutivit

18/11/2010 13:10

FIFA ka përjashtuar dhe gjobitur dy anëtarë të ekzekutivit të saj, Amos Adamu e Reynald Temarii, në përfundim të një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me caktimin e vendit ku do të zhvilloheshin botëroret 2018 e 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata botërore e futbollit.

Nigeriani Adamu, president i Federatës së Futbollit të Afrikës Perëndimore dhe tahitiani Reynald Temarii, president i Konfederatës së Oqeanisë, kishin ofruar votën e tyre përpara vendimit.

Adamu është përjashtuar për 3 vjet, ndërsa Temarii për një.

Top Channel