De Gea pranë Manchester United

18/11/2010 16:30

Manchester United mund të ketë arritur një marrëveshje për blerjen e portierit të Atletico Madrid, David de Gea.

Talenti i ri spanjoll mund të transferohet tek “Djajtë e Kuq” në janarin e ardhshëm për 17.5 milionë euro.

Sipas gazetës ‘The Times’, bisedimet që De Gea të jetë zëvendësuesi i Edwin van der Saar në portën e United “janë në një fazë të avancuar”.

Nuk bëhet e ditur nëse portiere i ri i Atletico Madrid do të bashkohet me Manchester United në janar apo në fund të sezonit.

Klubi anglez është në ndjekje edhe të portierëve të tjerë si Allan McGregor (Glasgow Rangers), Anders Lindegaard (Aalesund), Rene Adler (Bayer Leverkusen) dhe Manuel Neuer (Schalke 04).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA