Miqësoret, barazon Gjermania e Italia, fiton Holanda

17/11/2010 22:50

Skuadrat evropiane këtë mesjavë zhvilluan ndeshjet e radhës miqësore të tyre.

Në Suedi skuadra vendase u përball me Gjermaninë ndaj së cilës barazoi me rezultatin 0-0. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv edhe pse me shumë emra të rinj në përbërje luajti shumë më mirë duke krijuar një sërë rastesh për shënim, por pa asnjë rezultat.

Holanda nuk e pati shumë të lehtë ndeshjen me Turqinë në miqësoren e saj. Skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk fitoi këtë sfidë me rezultatin e ngushtë 1-0. Fati i ndeshjes u vendos në pjesën e dytë kur Klas Jan Huntelar arriti të shënojë golin e vetëm për portokallinjtë

Italia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Rumaninë në ndeshjen miqësore të kësaj jave. Në këtë ndeshje ishte skuadra ballkanase ajo që kaloi e para në avantytazh me anë Marika në minutën e 31 të pjesës së parë, ndërkohë që Italia barazoi 8 minuta nga përfundimi i takimit me Kualjarelan.

Në ndeshjet e tjera, Danimarka barazoi me Cekinë 0-0, ndërsa Zvicër-Ukraine u mbyll 2-2. Greqia fitoi me Austrinë 2-1, ndërsa Polonia mundi Bregun e Fildishte 3-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA