Kuzhe, lojtarë të rinj kundër Maqedonisë

17/11/2010 15:30

Mungesat e shumta në kampin kuqezi do ta detyrojnë trajnerin e kombëtares shqiptare Josip Kuzhe të provojë lojtarë të rinj në miqësoren më Maqedoninë e cila do të luhet sot në stadiumin e Korçës.

Ledjan Memushi dhe Ahmed Januzi janë dy emra të rinj që kroati kërkon t’i shohë më nga afër në një ndeshje të kombëtares.

Duke qenë thjesht një ndeshje miqësore edhe trajneri i kombëtares maqedonase ka preferuar të lërë jashtë lojtarët titullarë, si Pandev, Popov ose Naumovski dhe në vend të tyre emra të rinj Todorçev, Fetai, Kirovski.

Ashtu si Josip Kuzhe edhe kolegu i tij maqedonas Mirsad Jonuz ka theksuar se kjo ndeshje do të shërbejë për të gjetur lojtarët që mund të bëhen pjesë e kombëtares.

Kjo është përballja e shtatë mes këtyre dy vendeve. Në gjashtë ndeshje, kombëtarja shqiptare ka fituar një herë, përfaqësuesja maqedonase katër dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA