Inter, Rijkaard ose Leonardo “kërcënojnë” Benitez

17/11/2010 12:15

Puna e Rafael Benitez si trajner i Interit po vihet gjithmonë e më shumë në dyshim.

Humbja në derbin ndaj Milanit të dielën e kaluar nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Moratti.

Inter, për momentin, është në vend të pestë të klasifikimit, gjashtë pikë larg kryesuesve të Milan.

Sipas mediave italiane, Moratti po mendon të sjellë në Milano një trajner tjetër shumë shpejt në mënyrë që të ketë kohë të përgatisë ekipin për Botërorin e Klubeve.

Nëse do largojë spanjollin, Moratti do e zëvendësojë me Frank Rijkaard, i cili sapo është shkarkuar nga Gallatasaray, ose me ish-trajnerin e Milanit, Leonardo.

Dy alternativat e tjera (shumë pak të mundshme) janë Luciano Spalletti, i cili sapo është shpallur kampion i Rusisë me Zenitin dhe Carlos Dunga, ish-trajner i përfaqësueses braziliane të futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA