Dita e miqësoreve, Anglia kundër Francës

17/11/2010 15:40

Data e lirë e FIFA-s është shfrytëzuar mjaft mirë edhe nga kombëtaret e vendeve të ndryshme.

Një ndeshje interesante do të jetë ajo që do të luhet në “Uembli”, mes Anglisë dhe Francës, dy përfaqësuese me emër në futbollit europian dhe botëror, por që zhgënjyen në Afrikë.

Trajneri i Anglisë, Don Fabio, nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë yjet e kësaj skuadre Rooney, Lampard dhe Terry të cilët do të zëvendësohen nga emra të rinj si Gibbs, Henderson dhe Keroll.

Ndërkohë në kampin kundërshtar do të jetë një Francë që është ende në kërkim të identitetit. Trajneri i gjelave, Lorent Blanc ka ringritur një kombëtare të re që udhëhiqet nga Maluda dhe Nasri.

Kjo sfidë do të jetë vetëm një miqësore, por për këto dy skuadra do të jetë një test i mirë për t’u pajtuar me tifozët pas zhgënjimit në botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA