Capello: Terry vuri klubin para Anglisë

17/11/2010 10:10

Fabio Capello mendon se John Terry vuri klubin e tij Chelsea, para kombëtares angleze.

Trajneri i Anglisë theksoi: “Terry nuk ka luajtur me Anglinë këtë sezon sepse nuk ishte në formë të plotë. Vendosi të mos luante me kombëtaren për të qenë në gjendje të luante me Chelsea-n. Ai ka luajtur shumë ndeshje me ndihmën e injeksioneve.”

Që nga fillimi i sezonit, Terry ka luajtur vetëm 45 minuta me Anglinë në miqësoren e gushtit ndaj Hungarisë. Më pas, mungoi në tre ndeshjet e tjera që luajti kombëtarja e ‘Tre Luanëve’.

Terry deklaroi se ka një problem nervor në këmbën e djathtë që i shkakton shumë dhimbje dhe se mund të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për disa muaj.

“Mendoj se Terry ka marrë vendimin e duhur për të bërë pushim sepse nuk mund të luhet çdo ndeshje me injeksione kundër dhimbjes. Duhet të fitojë formën e duhur për të luajtur në kualifikueset e vitit të ardshëm”, përfundoi Capello.

Top Channel