Buxheti, Berisha: Rrugët dhe turizmi, përparësi

17/11/2010 11:45

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se buxheti i vitit 2011 është projekti më i mirë dhe risi në të është rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve.

Ashtu si edhe më parë shefi i qeverisë vuri theksin te ndërtimi i rrugëve, ndërsa përparësi mbetet aksi Tiranë-Elbasan.

“Buxheti 2011 përballon me faturë të plotë ndërtimin e mijëra kilometrave rrugë e po ashtu përqendrim të madh ka edhe në cështjet e turizmit”, tha Berisha.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është destinacioni numër 1 për turizmin dhe ky është lajmi më i mirë për vendin. Sipas tij, pastrimi i plehrave do të jetë hapi i parë për tërheqjen e turistëve

Në mbledhjen e sotme, Berisha i kërkoi ministrit të Kulturës që të shqyrtojë një riorganizim të kështjellave për turizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA