Argjentina fiton derbin me Brazilin
17/11/2010 21:20
Argjentina ka mundur 1-0 Brazilin në ndeshjen miqësore që u luajt pasditen e sotme në Doha të Katarit.
Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Messi në minutën e 92-të.
Në këtë derbi ka luajtur për herë të parë pas 18 muajsh Ronaldinho.
Miqësorja e fundit mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në një fushë neutrale, është ajo e vitit 2006 në Londër e fituar 3-0 nga Selecao.
Top Channel