Vlorë, universiteti pezullon mësimin

16/11/2010 20:25

Pas dorëheqjes së rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë, zëvendësrektori Eustrat Zhupa ka marrë drejtimin e këtij institucioni arsimor publik.

Në një deklaratë për media ai ka njoftuar ndërprerjen e mësimit në shenjë proteste, njëkohësisht ka njoftuar edhe arsyet e këtij vendimi.

Një ditë më parë rektori Tanush Shaskaj me anë të një letre njoftonte dorëheqjen e tij duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të arsimit.

Në deklaratën e tij ai thotë se në kushtet kur arsimi në Shqipëri po shkatërrohet në mënyrë të organizuar, kur çdo gjë në arsim kontrollohet nga një kryeministër dhe një ministër të cilët s’e kanë idenë dhe janë plotësisht amatorë në arsimin e lartë.

Shaska shkruan se kishte vetëm dy alternative: ose heshtjen për hir të Universitetit të Vlorës, ose kundërshtimin e hapur publik.

Kjo e dyta, të cilën thotë ai se “ka kohë që e kam zgjedhur”, ka dëmtuar Universitetin e Vlorës.

Në këto kushte besoj se është në të mirën e Universitetit që zëvendësrektori Zhupa të marrë drejtimin. Rektori në letrën dërguar ministrit të Arsimit shton se filozofia e tij për arsimin e lartë është totalisht kundër me filozofinë që keni ndjekur ju dhe qeveria që ju përfaqësoni.

“Duke e parë se ju dhe kjo qeveri në mënyrë sistematike keni mbështetur të paaftët dhe duke patur bindjen e plotë se arsimi në Shqipëri nuk do të rregullohet ndonjëherë me këtë qeveri,  unë jap dorëheqjen nga detyra e Rektorit në Universitetin e Vlorës”, thuhet në letër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA