Ronaldinho: Dua të luaj Botërorin 2014

16/11/2010 20:50

Futbollisti i Milan, Ronaldinho, deklaroi se është rikthyer në kombëtaren braziliane dhe do të qëndrojë për të luajtur në Botërorin e vitit 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtare. Jam i motivuar dhe dua të luaj me Brazilin botërorin e 2014-ës”, u shpreh Ronaldinho.

“Botërori i ardhshëm do të luhet në Brazil dhe të gjithë ëndërrojnë të luajnë një eveniment kaq të madh në vendin e tyre. Kjo është një mundësi që nuk dua ta humb”, nënvizoi fantazisti i Milanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA