Politikanët urojnë Kurban Bajramin

16/11/2010 11:25

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi, uruan sot Festën e Kurban Bajramit gjatë vizitave në Selinë e Bashkësisë Myslimane Shqiptare dhe në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u mikpritën nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

“Sot ju keni dëgjuar shumë mesazhe që vijnë nga përfaqësuesit e institucioneve, nga politikanët, por mesazhi më i mirë është ai që vjen nga feja pikërisht në këtë ditë të shënuar, nga feja që promovon dialogun, harmoninë dhe tolerancën”, tha presidenti Topi.Pas një vizite në selinë e Komunitetit Mysliman,i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,  Rama theksoi se ‘të gjithë bashkë shohim dhe besojmë te një e ardhme më e mirë’.

Kryetari socialist Edi Rama uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Rama, në cilësine e kryebashkiakut përmendi sërish ndërtimin e xhamisë së re për besimtarët myslimanë, projekt të cilin e njoftoi njoftoi një ditë më parë.

Pas tij në selinë e Komunitetit Mysliman mbërriti zëvendëskryeministri Ilir Meta, i cili theksoi se Kurban Bajrami e gjeti Shqipërinë në një moment të shkëlqyer për cdo qytetar të Shqipërisë.

“Jemi në një moment ku shkalla e lirisë dhe dinjitetit është me e lartë. Në këtë Shqipëri demokratike evropiane padyshim që edhe besimi të Zoti ka patur rolin e tij, ndaj në festa të tilla të gjithë shqiptarët të bashkohen”, tha Meta.

Top Channel