Kritikat e Daul, KE: Shqipëria mori atë që meritonte

16/11/2010 22:50

Pavarësisht kritikave të shprehura gjatë konferencës për shtyp nga shefi i PPE-së Josef Daul, Komisioni Europian nuk ndryshon qendrim.

Gjate panelit “Ballkani në zemër të Europës”, Komisioneri Shtefan Fyle deklaroi se Shqipëria mori atë që meritonte më 9 nëntor.

Pala shqiptare, përfaqësuar në takimin e së djathtës europiane nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e kryeministri Sali Berisha, shprehen pakënaqësi mbi mungesën e transparencës nga Bashkimi Europian dhe mospërfshirjen në raport të punës së bërë nga parlamenti shqiptar.

Kryetarja Topalli përmendi se janë miratuar një sërë ligjesh, por komisioneri Fyle u shpreh se Komisionit i intereson zbatimi i tyre, më shumë se miratimi në letër.

Top Channel