Haiti, trupat e OKB qëllojnë protestuesit

16/11/2010 10:30

Të paktën një person ka vdekur pasi është qëlluar nga trupat paqeruajtëse të OKB-së në Haiti, ku situata ka degraduar për shkak të epidemisë së kolerës që ka vrarë mbi 900 persona.

Trupat paqeruajtëse lëshuan gaz lotësjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët qëllonin me gurë dhe kishin bllokuar rrugët në Kep Haitian.

Disa banorë vendas kanë akuzuar paqeruajtësit nga Nepali se kanë futur kolerën për herë të parë në vendin e tyre.

Ndërsa OKB thotë se nuk ka asnjë provë për të vërtetuar një akuzë të tillë, edhe pse prejardhja e kolerës përputhet me atë të verifikuar në Azinë e jugut.

Top Channel