
Një duzinë personash që kanë akuzuar forcat britanike të sigurisë se kanë favorizuar torturimin e tyre do të marrin miliona paund shpërblim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Disa nga këta persona, të cilët janë të gjithë shtetas britanikë ose rezidentë në Britani, janë mbajtur të mbyllur në burgun e Guantanamos, në Kubë.
Të paktën gjashtë prej tyre akuzojnë forcat britanike se kanë bashkëpunuar në torturimin e tyre para se të mbërrinin në burgun famëkeq amerikan.
Dhoma e Përfaqësuesve do të debatojë për shpërblimin kur sekretari i Drejtësisë, Ken Clarke do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës së sotme.
Dyshohet se shpërblimi do të jepet pasi qeveria britanike dëshiron të shmangë koston e lartë të një procesi gjyqësor, që ndër të tjera do të nxirrte në dritë aktivitetet e shërbimeve sekrete.
Top Channel