Boboshticë, pushon cështja ndaj Koroveshit

16/11/2010 10:00

Prokuroria e Korcës ka pushuar cështjen e ngritur ndaj shtetasit Alqi Koroveshi, i akuzuar për dhunimin e varreve të ushtarëve grekë në Boboshticë.

Koroveshi, i cili kishte deklaruar se për dëmtimin e varreve ishte paguar nga Omonia, është konsideruar i pafajshëm nga prokurorët.

Ndërkohë, vetë institucioni i akuzës bën përgjegjës për këtë ngjarje vetë kreun e degës së Omonias në Korcë, Naum Disho.

Pak ditë më parë në këtë qytet u zhvilluan zgjedhjet për kreun e degës së Omonias, ku fitues u shpall Ligoraq Karamelo.

Por Disho nga ana e tij refuzoi të largohej duke pretenduar se ai është drejtuesi legjitim i lëvizjes.

Të njëjtën ditë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dënoi dhunimin e varreve të ushtarëve grekë dhe njoftoi distancimin e Omonias nga personat përgjegjës.

Top Channel