Vizat, Berisha: Opozita kundër procesit
15/11/2010 13:40
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partise Demokratike kryeministri Berisha deklaroi se opozita dhe kryetari i saj Edi Rama donin t’ua prishnin shqiptareve festen e heqjes se vizave.
“Nën moton hap kutitë, cliro vizat. Kurrë ndonjëherë një forcë në një vend nuk është angazhuar kundër një interesi jetik të qytetarëve, pavarësisht nga dallimet e tyre. Ata që për vete organizun dasmën më gjigante për gëzimin, nuk duan ta tolerojnë që të tjerët të kenë gëzim”, u shpreh Berisha.
Ai hodhi poshte edhe pretendimet e opozites per reduktimin e granteve te qeverise per pushtetin vendor duke theksuar se buxheti i qeverisë vendore për qytetarët është rritur në 41 miliardë.
Top Channel