Shalsi: Vasili të sqarojë tenderat
15/11/2010 19:40
Deputeti socialist Eduard Shalsi ka akuzuar sërish sot ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili, se ka favorizuar një kompani me të cilën ka lidhje, për të fituar tenderat e ilaceve, gjë e cila sipas tij ka ndikuar edhe në cmimin e barnave.
Shalsi ka deklaruar se kompania “Megafarma” ka marrë për gjysmën e vitit 2010 plot 9 milionë euro tendera nga Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo kompani ngjitet krejt papritmas në shifrën prej 9 milionë eurosh. E pabesueshme, por e vërtetë. Kjo është arsyeja përse shqiptarët duhet të përballojnë cmime të larta kur blejnë ilacet. Mjekët dhe infermierët kanë të drejtë të informohen se cfarë po ndodh me ilacet dhe Petrit Vasili duhet të përgjigjet”, ka deklaruar Shalsi.
Top Channel