Pronat, qëllohet për vdekje 30 vjecari

15/11/2010 20:10

Një i ri 30 vjecar është ekzekutuar me armë zjarri sot në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve të policisë lokale, uniformat blu me të mbërritur në vendngjarje kanë dërguar shtetasin Pavlin Dedaj në spital, ku ai ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, pas hetimeve paraprake dhe mbledhjes së dëshmive, agjentët e anti-krimit kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, shtetasin Ddodë Gjoka.

Burimet shtojnë më tej se nga këto hetime ka rezultuar se ekzekutimi është kryer për motive pronësie.

Top Channel