Kurban Bajrami, urime nga Muca dhe Tërnava

15/11/2010 15:35

Besimtarët myslimanë përgatitën për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Me kete rast kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca uroi të gjithë besimtarët shqiptare.

“Kurban Bajrami është dita kur duhet të manifestohet sakrifica dhe devotshmëria ndaj Zotit. Festa këtë vit përkon me 20-vjetorin e lirisë së besimit, në vendin tonë pas shumë kohë ndalimi te festave besimtare”, u shpreh Muca.

Te njejtin urim percolli edhe kreu i Komunitetiti Mysliman ne Kosove Naim Ternava, i cili vec urimit per festen u kujtoi kosovareve te tregojne pjekuri ne procesin e zgjedhjeve qe kane perpara.

Top Channel