KLD, dështon votimi i kandidatëve
15/11/2010 17:15
Konferenca gjyqësore nuk ka arritur të zgjedhë kandidatin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga Gjykata e Lartë.
Sipas informacioneve të fundit, nga votimi kanë dalë në balotazh dy kandidatët Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.
Burime nga konferenca bëjnë të ditur se asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë kuotën e duhur prej 163 votash.
Top Channel