
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të Nismës së Evropës Qëndrore, ambasadorin Gerhard Pfanzelter.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer të Shqipërisë me Nismën e Evropës Qëndrore.
Ministri Haxhinasto theksoi se pjesëmarrja dhe roli aktiv i vendit tonë në këtë Nismë ka mundësuar realizimin e një numri të madh projektesh bashkëpunimi për zhvillimin dhe integrimin rajonal.
Gjatë takimit u theksua angazhimi për të vazhduar punën në drejtim të reformimit strukturor dhe fuqizimit të mekanizmave financiarë të NEQ, që synojnë të fokusohen në promovimin e mbështetjen e reformave dhe ndihmojnë integrimin e vendeve në BE.
Në përfundim, zoti Haxhinasto siguroi ambasadorin Pfanzelter për vazhdimin e rolit aktiv dhe bashkëpunues të Shqipërisë në kuadër të Nismës së Evropës Qëndrore, në koordinimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore si dhe në rritjen e përfaqësimit të vendit tonë në strukturat e kësaj Nisme.
Top Channel