Fyle: T’i jepet fund ngërcit

15/11/2010 13:30

Komisioni Europian bën thirrje që mazhoranca dhe opozita të zgjidhin ngërcin politik në vend, duke ju referuar ofertës së fundit të Partisë Socialiste për hetim vetem te kutive me materiale zgjedhore.

Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, Angela Filote deklaroi lidhur me inisiativen e liderit socialist te premten qe shkoi se shpresohet që kjo te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dy palet.

“Shumica qeverisese dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke, ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare, afatgjate, te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane”, tha Filote.

Top Channel