Bashkia: Berisha bllokoi projektet
15/11/2010 12:40
Bashkia reagon kundër akuzave të kryeministrit Sali Berisha për investimet në Tiranë, bërë në mbledhjen e sotme të KRRTRSH-së.
Zëdhënësi Florion Serjani deklaroi se kryeministri ka bllokuar projektet nëntokësore për parkime në Tiranë, në parkun “Rinia” dhe në sheshin “Italia”.
“Berisha mban të bllokuar kredinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për unazën e madhe, si dhe buxhetin e bashkisë së kryeqytetit për vizin 2010”, tha Serjani.
Top Channel