Milan fiton 0-1 ndaj Interit

14/11/2010 22:50

Milani ishte skuadra që doli fitimtare nga përballja e San Siros ndaj Interit.

Skuadra e Alegrit ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Interin e Benitezit. Ka qenë një 11 metërsh i fituar nga Ibrahimoviç që në minutën e 5 të takimit. Suedezi mori vetë përsipër ekzekutimin e tij dhe nuk gaboi. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Milanit.

Ndeshja ndizet edhe më shumë në pjesën e dytë të takimit. Një vale tensioni mes Pandev dhe Abates i ka kushtuar këtij të fundit kartonin e kuq. Por megjithë epërsinë numerike për afro 35 minuta lojë, zikaltërit nuk arritën të gjejnë golin e avantazhit falë edhe mbrojtes së mirë të Milanit që nuk lejoi hapësira.

Pas këtij takimi, Milani ngjitet në kuotën e 26 pikëve i ndjekur nga Lacio që fitoi në ndaj Napolit 2-0, me 25 pikë, Napoli 21, Juventus 20 e Inter nga 20 pikë dhe Roma 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA