Calderoli: Montezemolo na turpëroi

14/11/2010 00:00

Megjithëse qeveria në të cilën bën pjesë ai dhe partia e tij “Lega Nord”, ndodhet në krizë, Roberto Calderoli ka gjetur kohën për të folur edhe për zhgënjimin e që pësuan tifozët italianë të Ferrarit pas humbjes së botërorit në garën e fundit në Abu Dhabi.

Calderoli e ka quajtur humbjen një turp të vërtetë dhe shkoi shumë larg duke kërkuar edhe dorëheqjen e Luca Montezemolo si përgjegjës, sipas tij i strategjisë së gabuar të ndjekur nga Ferrari.

“Strategjia e ndjekur nga Ferrari ishte një strategji idioteske. Montezemolo na turpëroi që jemi tifozë të Kokëkuqes dhe presim dorëheqjen e tij”, ka deklaruar për mediat italiane, Calderoli.

Roberto Calderoli shtoi se fitorja i ka ardhur Ferrarit nga bokset, por po nga bokset erdhi dhe zhgënjimi i sivjetshëm, dhe për këtë ai kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA