Suu Kyi, simboli i rezistencës paqësore

13/11/2010 22:00

Ashtu si dhe lideri i Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Aung San Suu Kyi është bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës paqësore ndaj regjimeve shtypëse.

65 vjecarja i ka kaluar shumicën e 20 viteve të fundit në forma të ndryshme burgimi për shkak të përpjekjeve të saj për të sjellë demokracinë në Birmaninë e qeverisur nga regjimi ushtarak.

Në vitin 1991, një vit pasi partia e saj Lidhja për Demokraci fitoi bindshëm në zgjedhje, që më pas u anuluan nga regjimi, ajo u vlerësua me cmimin Nobël për Paqen.

Kryetari i komitetit, Francis Sejested, e cilësoi atë si një shembull të jashtëzakonshëm për fuqinë e të dobtëve.

E anashkaluar nga regjimi për të marrë kontrollin rreth dy dekada më parë, ajo gjithësesi mbetet një simbol i fuqishëm shprese për shumë njerëz të vendit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA