Superliga, Muca mund Dinamon

13/11/2010 21:45

Shkëlqim Muca ka mundur 3-2 Dinamon, skuadrën me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë sezonin e kaluar.

Në stadiumin e Korcës, që ndezi për herë të parë dritat në një ndeshje futbolli, dinamovitët janë shfaqur më të qartë në fillimet e saj, ndërkohë që korcarët nuk kanë qenë konkretë në rastet e krijuara, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë në paqe.

Në të dytën kanë qenë miqtë të cilët, me golin e Muzakës në minutën e ‘48 kanë shokuar 12 mijë tifozët në stadium, një rekord ky përsa i përket numrit të tifozëve në një ndeshje Superlige.

Por kundërpërgjigjia e korcarëve erdhi shumë shpejt. 6 minuta më pas Jolic ka barazuar shifrat, një gol ky që ndrsyhoi dhe rrjedhën e lojës.

Dinamo, e fjetur pas këtij goli, qëndroi prapa duke i dhënë mundësinë Skënderbeut të sulmojë gjatë të gjithë kohës dhe të shënojë dy herë të tjera me Biskup dhe Bërkic.

Goli i Bakaj në fund vulosi rezultatin, por nuk ua prishi festën korcarëve të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 22 pikëve, 1 më pak se Dinamo kryesuese.

Ndërkohë, Bylisi ka dalë triumfues në duelin e golave me Shkumbinin duke mundur 3-2 peqinasit e drejtuar nga Canaj.

Fjodor Xhafa ka kaluar vendasit në avantazh pas 10 minutave të para të ndeshjess, ndërkohë që miqtë kanë vendosur ekuilibrat me Bekim Kulin.

Në të dytën është Xhafa që shënon sërish për Bylisin por Nora barazon sërish. Atëherë kur u mendua se kjo sfidë do të përfundonte në barazim, Gay me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta Bylisit.

Java e 11 e Superligës do të vazhdojë me ndeshjet e së dielës Tirana-Vllaznia, Elbasani-Flamurtari  dhe të hënën me Kastrioti-Teuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA