Priftërinjtë pedofilë, tjetër rast në Majemi
13/11/2010 03:55
Një avokat kërkoi nga dioqeza katolike e Majemit në SHBA dëmshpërblim për klienten e tij e cila pretendon se në gjysmën e viteve ’80, kur ishte 15 vjeç, është përdhunuar nga një prift i kësaj dioqeze.
Avokati akuzoi priftin Neil “Gus” Dohertin, 67 vjeç si një “përdhunues serial” dhe dioqezën e Majemit për mbrojtje të tij.
Kjo është akuza e dytë për priftin Doherti. Ai tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit për një akuzë të ngjashme.
Top Channel