Obama: Mos u mbështetni tek eksportet

13/11/2010 16:40

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se asnjë komb nuk duhet të mbështetet tek eksportet e Shteteve të Bashkuara për të arritur rritjen ekonomike.(UPDATE)

Deklaratën e tij Obama e ka bërë në Jokohama të Japonisë, ku po zhvillohet samiti i APEC-ut.

Obama ka theksuar se vendet me një bilanc pozitiv, si Kina dhe Japonia, duhet të ndërmarrin hapa për të rritur kërkesën e brendshme.

Ndërkohë, presidenti kinez Hu Jintao ka deklaruar se vendi i tij është përpjekur të rrisë konsumin e brendshëm, por ka nënvizuar se riparimi i monedhës do të vijë gradualisht.

Liderët e 21 vendeve po marrin pjesë në forumin e Kooperimit Ekonomik të Azisë së Paqësorit dhe bisedimet janë përqendruar kryesisht tek mënyrat e stabilizimit të tregtisë së lirë në këtë rajon.

Forumi në fjalë vjen pas samitit të vendeve të G20 në Seul, ku u vunë re përplasje mes vendeve pjesëmarrëse lidhur me cekuilibrimin e tregjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA