NY do të trefishojë kamerat e sigurisë
13/11/2010 10:40
Qyteti i Nju Jorkut do të trefishojë numrin e kamerave të sigurisë si masë në mbështetje të luftës ndaj terrorizmit.
Objektivi është instalimi i 3 mijë videove për të monitoruar sinjale të mëtejshme për atentate.
Qyteti është pothuajse në gjysmën e procesit. Për funksionarët, iniciativa prej 201 milionë dollarësh do të përfundojë brenda 2013-s. Nxitimi lidhet ndoshta me shtimin e numrit të sulmeve të tentuara në vitin e fundit.
Top Channel