Maqedonia, me ekipin e dytë kundër Shqipërisë

13/11/2010 12:00

Maqedonia do të paraqitet në miqësoren e 17 nëntorit kundër Shqipërisë me ekipin e dytë. Trajneri i kësaj përfaqësueseje, Mirsad Jonuz, ka bërë të ditur se ndeshja që do të luhet në Korçë do të shfrytëzohet si një test për disa futbollistë të rinj dhe për ata lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapësira në skuadër.

Për shkak të dëmtimeve ose lodhjes, Goran Pandev (Inter), Goran Popov (Dinamo Kiev), Ilço Naumoski (Matersburg), Stevika Ristiç (Amkar Perm), Filip Despotovski (Inter Baku), Slavço Georgievski (Neftçi Baku) dhe Nikolçe Noveski (Mainc 05) nuk janë përfshirë në përfaqësuese.

Sulmuesi Bajram Fetai, shqiptaro-maqedonasi i lindur në Danimarkë, ka shansin të debutojë pikërisht kundër kuqezinjve, ashtu si edhe shqiptaro-maqedonasi tjetër, mesfushori Agron Memedi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA