Kriza, Irlanda nis bisedimet me BE-në

13/11/2010 16:50

Republika e Irlandës ka nisur bisedime paraprake me zyrtarë të Bashkimit Evropian, për të siguruar mbështetje financiare.

Sipas mediave britanike, tani është vetëm cështje kohe që qeveria irlandeze të anëtarësohet zyrtarisht në Fondin Evropian për Stabilitetin Financiar.

Vlera provizore për huatë e FESF besohet të jetë mes 60 dhe 80 miliardë euro, saktësojnë burimet.

Nga ana e tyre autoritetet irlandeze nuk e kanë mohuar faktin se janë në bisedime për të hyrë në FESF, ndërkohë që edhe KE nuk ka bërë një koment zyrtar.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu pak më parë gatishmërinë për të ndihmuar Irlandën në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

Top Channel