Kriza, Irlanda gati për mbështetjen e FMN-së
13/11/2010 11:40
Fondi Monetar Ndërkombëtar është gati për të mbështetur Irlandën e cila “gjendet në një situatë të vështirë”.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm, Dominique Strauss-Kahn, në kuadër të takimit të APEC që është hapur në Yokohama, në Japoni.
Strauss-Kahn ka shpjeguar se problemi i Irlandës lidhet me atë të një banke të madhe që “nuk ka të bëjë me vështirësitë e Greqisë”.
Top Channel