Irak, blloku sunit konfirmon marrëveshjen

13/11/2010 17:00

Aleanca kryesore sunite në Irak ka deklaruar se ka bërë përpjekje për implementimin e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit, duke saktësuar se dalja e mëparshme nga Parlamenti ka qenë një keqkuptim.

Marrëveshja që i jep kryeministrit Nouri al Maliki një mandat të dytë u firmos ditën e mërkurë, por siguria e saj u cënua pas braktisjes së Parlamentit nga blloku sunit.

Liderët e blloqeve kyce u takuan para sesionit të sotëm parlamentar dhe ranë dakord që të zgjidhnin cështjet kryesore.

Iraku ndodhej në një ngërc politik që prej zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në muajin mars.

Aleanca Al-Iraqia, e drejtuar nga ish-kryeministri Iyad Allawi, doli nga këto zgjedhje me dy mandate më shumë se koalicioni Shteti Ligjor i Al Maliki-t.

Por ishte ky i fundit që fitoi më shumë mbështetje nga partitë e tjera për një shumicë parlamentare dhe në fund arriti një marrëveshje me Allawi-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA