Francë, jep dorëheqjen qeveria e Fillon

13/11/2010 21:55

Kryeministri francez, Francois Fillon ka paraqitur mbrëmjen e sotme dorëheqjen e qeverisë së presidentit Sarkozi, i cili e ka pranuar duke i dhënë fund funksioneve të saj.

Dorëheqja është hapi i parë zyrtar drejt riformatimit të kabinetit qeveritar të Parisit.

Sipas raportimeve të agjencive franceze të lajmeve, emrat e ministrave të rinj mund të publikohen që nesër.

Ish-kryeministri Alain Juppe, kryetar i bashkisë së qytetit të Bordosë, mund të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA